Zbardhet brenda 12 orëve ngjarja e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:00 në fshatin Bushat Shkodër ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Genc Mhillaj.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i vrasjes Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e autorit të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrit që të finalizohej me sukses operacioni policor për kapjen e shtetasit të kërkuar Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas u kap në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe i fshehur në një banesë të braktisur. Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT ME TAP, SHQIPËRIA KËRKON GAZ SHTESË
Artikulli tjetërARRESTOHET 16-VJEÇARJA HAJDUTE, MAKTHI I KRYEQYTETIT