Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit në Mirditë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Erin Zefi dyshohet se është vrarë për gjakmarrje.Vëllai i tij, Ndue Zefi ka vrarë në Durrës, 45-vjeçarin Martin Ndreca.

Ndreca u vra në lokal pas një sherri të nisur për shkaqe banale.
Pas krimit Ndue Zefi ishte vetëdorëzua në polici.
Por duket se familja Ndreca nuk e kanë lënë me kaq.

Ata janë ndjekur vëllain e Ndues, 34-vjeçarin Erin Zefi dhe e kanë vrarë ditën e sotme, duke e lënë në një arë.Dy familjet Zefi dhe Ndreca janë me origjinë nga Mirdita.
Vrasja e 45-vjeçarit Martin Ndreca ndodhi në fund të muajit shkurt 2019 në Durrës.

Martin Ndreca u vra në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Fqinji i tij Ndue Zefi nuk ka pyetur që fqinji i tij në makinë kishte edhe të birin. Nuk është kursyer, dhe e ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend. Ka shtënë me 5 plumba.

Fatmirësisht vogëlushi 10-vjeçar ka shpëtuar, por nuk është e lehtë trauma që ai ka përjetuar, të shohë babain e tij teksa ndërron jetë. Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Martin Ndreca dhe Ndue Zefi, fqinj me njëri-tjetrin ndodheshin të dy në një lokal të lagjes, kur kanë nisur një debat mes tyre, që çoi më tej edhe në rrëmbimin momental të autorit, duke e ndjekur Martin Ndrecën deri tek makina, teksa ai ikte për në banesë, ku edhe e vrau.

Vëllai i të ndjerit, Arben Ndreca, u shpreh atehere , se vëllai i tij nuk u vra për çështje nderi, siç u përfol në disa media. SIpas tij konflikti mes vëllait të tij dhe Ndue Zefit ka ndodhur për një sherr krejtësisht banal: “Pse më shikon”

“Ne e kemi pasur të njohur Ndue Zefin, por nuk është se kemi patur ndonjë afrimitet me të. Kemi qenë afër me shtëpi në Adriatik të Kurbinit. Banesat kishin një distancë prej 100 metrash me njëra-tjerën” thotë Ndreca .

Sipas tij, vëllai dhe Ndue Zefi nuk kanë qenë në të njëjtën tavolinë, në lokalin e lagjes.
“Vëllai im atë natë ka qenë në të njëjtin lokal me viktimën në Durrës, por jo në të njëjtën tavolinë siç është thënë në media.

Martini ka qenë bashkë me djalin e tij 10 vjeçar dhe me ca persona të tjerë. Në një moment autori i ka thënë Martinin pse më shikon dhe e ka ofenduar. Sipas dëshmitareve aty kanë debatuar me njëri tjetrin dhe më pas autori është larguar.

Martini ka qëndruar dhe 20 minuta në lokal dhe më pas ka marrë makinën dhe është larguar bashkë me djalin për të shkuar në shtëpi. Pak metra pa arritur tek banesa autori i ka dalë para dhe i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij.

Martini ka zbritur dhe sipas djalit që ka qenë me të janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas konfliktit vëllai është nisur për të ikur, ndërsa autori ka shkuar tek makina dhe ka marrë armen. Ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të makinës dhe dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen.

Djali ka qenë në sedilejn e përparme të makinës së bashku me të atin. Kur është qëlluar ai ka ulur kokën dhe fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli. Sipas asaj çfarë ka thënë djali pasi ka qëlluar autori është afruar tek makina dhe pasi e ka parë që Martini kishte vdekur është larguar me shpejtësi. Në ato momente djali ka njoftuar nënën e tij dhe më pas policinë” – tregon Ndreca.

Familjaret kërkojnë që autori të marrë ndëshkimin e duhur për këtë krim të kryer.
“Nuk është aspak e vërtetë që krimi të ketë ndodhur për çështje nderi. Vëllai ka jetuar jashtë shtetit prej shumë vitesh dhe në Shqipëri vinte vetëm për pushime.

Ai nuk ka patur fare afrimitet me Ndue Zefin dhe pretendimet e atij se e ka kryer krimin për çështje nderi nuk ekzistojnë dhe atë e ka thënë vetëm për të mbrojtur veten dhe për të patur lehtësira. Ngjarja na ka tronditur shumë si familje dhe kërkoi që ai të marrë dënimin që i takon” shprehet Arben Ndreca.

Martin Ndreca me origjinë nga Mirdita u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Durrës, ndërsa autori Ndue Zefi u dorëzua në polici 2 ditë pas ngjarjes duke pranuar krimin.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MUND 2-0 BURRELIN DHE KUALIFIKOHET NË KUPË
Artikulli tjetërTENTON TI JAP RYSHFET POLICIT, ARRESTOHET DREJTUESI I AUTOMJETIT