NËNA E MICHAL SVATOS PËR MEDIAT ÇEKE, “NUK DO TË SHPREHEMI PËR KËTË GJË”. Momentet më të vështira në jetën e tyre po i kalojnë të afërmit e dy turistëve çek të vrarë në vendin tonë.
Anna Kosinova pak para se të qëllohej për vdekje në fshatin Prekal të Dukagjinit, ka komunikuar në telefon me mamanë e Michal Svatos, shokut të saj më të ri në moshë i cili pasi ish mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë korrikun e vitit të kaluar kishte dashur që këtë kënaqësi t’ia dhuronte edhe të dashurës së tij të zemrës….pa e ditur se pikërisht mes këtyre bukurive do t’i shuhej jeta të dyve. Prindërit e Michal jetojnë në një shtëpi të vogël të mbrojtur nga dy qen në një fshat në Sušice na Klatovsku.Për atë çka ka ndodhur në Shqipëri mamaja e Michalit nuk dëshiron ta përmendë. Pesha e dhimbjes në shpirt nuk e lejon të flasë. “Nuk do të shprehemi për këtë gjë”, thotë nëna për mediat çeke. Me lot në sy, nëna e turistit të vrarë, thotë shumë shkurt e me një zë që dridhet se komunikimi i fundit me djalin e saj ka qenë me mesazh, pa pasur mundësinë të përshëndetet për herë të fundit duke i dëgjuar zërin.Michal Svatos punonte zjarfikës në vendin e tij, por pasioni për natyrën, motorin dhe destinacionet e veçanta nëpër botë nuk e kushtëzonte të riun nga Çekia t’i eksploronte ato. “Ishte zjarrfikës me trup dhe shpirt, i cili gjithmonë ofrohej për të ndihmuar të tjerët”, – thonë kolegët e tij të cilët mes lotësh i përcjellin ngushëllime nga më të sinqertat familjes së të riut. Vdekja tragjike dhe e papritur gjatë pushimeve në Shqipëri i ka hidhëruar mjaft kolegët, në vlerësimet e të cilëve Michaeli ishte një mik i rrallë. “Do t’i mungojë gjithë kolegëve një zjarrfikës i shkëlqyer, një bashkëpunëtor i besueshëm dhe jo më pak, një shok i mrekullueshëm”, thonë miqtë me të cilët 27-vjeçari punonte zjarrfikës. Vitin e kaluar Michal ka udhëtuar me makinën e tij në Mongoli, ndërsa para saj ka qenë në Ukrainë. Sipas miqve të tij, ai shkonte në destinacione të tilla i vetëm pasi i pëlqente të njihte dhe të zbulonte natyrën