Sarandë, gjendet i vrarë me armë zjarri një 47 vjeçar. Viktima u gjet në rrugë nga kushëriri.
Dhjetra persona janë shoqëruar orët e fundit për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Shëndëlli të Sarandës. Vëllai i zyrtarit vendor socialist u gjet i ekzekutuar pak pas mesnates së të shtunës. Viktima, ka qënë dënuar më parë për një plagosje të rëndë. 16 persona janë shoqëruar për vrasjen e Aleksander Bardhit nga Shëndëlli i Sarandës. Ai u ekzukutua me automatik pas mesnatës pranë shtëpisë së tij. Policia njoftoi se trupi i pajetë i viktimës mbërriti në spitalin e Sarandës nga djali i xhaxhait të tij, i cili tha se e gjeti Aleksandër Bardhin në hyrje të fshatit Shëndëlli. 47 vjeçari më herët ka qënë i dënuar për plagosje të rëndë në Mirditë. Në të njëjtën kohë, Bardhi është vëllai i Petrit Bardhit, i cili ka qënë përveçse ish-kryeplak i Shëndëllisë edhe kreu i njësisë administrative të Kaçinarit në Mirditë. Në fillim të vitit Petrit Bardhi u arrestua, pas disa muajsh shpallje në kërkim, pasi në tetor të vitit 2015 në banesën e tij në fshatin Simon, ku familja Bardhi kishte jetuar vite më parë, policia gjeti 424 kilogramë kanabis të tharë në përgatitje për ambalazhim, sasi e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë. Ish-kreu i njësisë administrative Kaçinar ndenji vetëm pak ditë në qeli, pasi u lirua nga gjykata e Lezhës për shkak se gërrhiste si pasojë e një asme. Lirimi i tij pak muaj më parë shkaktoi jo pak reagime asajkohe.Sipas policise jane arrestur dy persona si autore te dyshuar te kesaj vrasjeje. Ato jane Fernando Deda 25 vjec dhe Gjergj Arapi 16 vjec.Vrasja mendohet te jete kryer per motive te dobeta. dhe Gjergji A