Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR, DYSHOHET PËR NJË VIKTIMË
Artikulli tjetërDETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR, 51- VJEÇARI U VRA NGA QIRAXHIU