BLUTË E SHKODRËS KANË VËNË NË PRANGA SHTETASIN PAL PRRONI TË DYSHUARIN KRYESORË. Është arrestuar nje dite me pare në Shkodër i dyshuari për vrasjen e Florjan Sterkajt mbrëmjen e 26 janarit 2014
në fshatin Omaraj të Malësisë së Madhe. Atëherë burime të grupit hetimor bënë të ditur se shkak I vrasjes ishte një borxh prej 10 milionë lekësh të reja, (100 mijë dollarë) Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e së dielës së 26 janarit, në fshatin Omarqaj të Shkodrës, ku 34-vjeçari Florjan Stërkaj u qëllua në kokë me pistoletë nga shtetasi Pal Prroni, i cili u shpall në kërkim menjëherë më pas. Më shumë se një vit më pas, Pal Prroni me banim në fshatin Grudë e Re u arrestua rreth orës 15: 30 minuta më 16 shkurt 2015. “Sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkoder me vendim Nr. 229, datë 08.02.2014, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg “, për veprën penale të ” Vrasje me dashje ” dhe ” Armëmbajtje pa leje “. Neni 76 e 278/4 të K.P., pasi dyshohet se është autor i vrasjes së shtetasit : Florjan Sterkaj, ngjarje e ndodhur me datë 26.01.2014, në fshatin Omaraj, Malesi e Madhe. Materialet i kaluan prokurorisë” thuhet në njoftimin e policisë.