Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë për Eugen Bitrajn, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mavri Mihalit rreth një vit më parë.
Masa për Eugen Bitrajn ndryshoi nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg”
Pak dite me pare u gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës, të akuzuar për vrasjë në bashkepunim të 20 vjeçarit Marvi Mihali, nga ‘detyrim paraqitje’ ne ‘arrest me burg’.
Ndryshimet e mases se sigurise erdhën pas denoncimit që bënë fëmiljarët e viktimës pas lirimit të tre të akuzuarve ne masën detyrim paraqitje.