Shkon në dy numri personave ndaj të cilëve janë arrestuar dhe ngritur akuza si të dyshuar në vrasjen e 27 vjeçarit shqiptar në Londër Grineo Daka.
Policia metropolitane e Londrës, ka arrestuar si të dyshuar në këtë vrasje shqiptarin E. B..
Ai është 29 vjeç, banues në Camden Road, Islington. Gjatë ditës së sotme atij iu komunikua akuza përpara gjykatës Thames Magistrates’ Court.
Disa javë më parë po për këtë vrasje u arrestua një tjetër shqiptar. Ndaj L. S., 29 vjec rëndojnë akuzat për vrasje , mbajtje arme pa leje dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.
Emigranti shqiptar Grineo Daka, , u ekzekutua me armë në 7 Qershor rreth orës 03:00 në bilardon e quajtur “Phoenix Snooker Club” në rrugën Lea Bridge Road, E10.