Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Ilir Hoxhën, autorin e vrasjes të Dedë Xhakaj. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 5 tetorit të 2014-ës në tregun e shumicës të fruta-perimeve në Shkodër.

Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 19 vite burg 42 vjeçarin por përfitoi duke iu ulur 1/3-ta e dënimit dhe u dënua përfundimisht me 12 vite e 9 muaj. Vendimi përfundimtar në gjykatën e shkallës së parë u mor në 21 prill të 2016-ës, 1 vit e gjysëm pas ngjarjes së ndodhur. Pas seancave të zhvilluara në apel, gjykata vendosi që të lërë në fuqi të njëjtin vendim. Vrasja e 50-vjeçarit Dedë Xhakaj nga Ilir Hoxha para thuajse 2 vitesh bëri bujë jo vetëm në Shkodër por edhe më gjërë. E gjitha ka ardhur pas një debate mes të dyve. Burime nga vendngjarja dhe pranë viktimës pas vrasjes bënë të ditur se Dedë Xhaka, baba i dy fëmijëve ka qenë shofer i Ilir Hoxhës i cili punonte në tregun e shumicës të fruta-perimeve.Sipas relatimit ne gjykate 50 vjeçari i ka kërkuar pagën në fund të muajit autorit të vrasjes por ky i fundit dyshohet se nuk ia ka dhënë. Në polici por edhe sallën e gjyqit 42 vjeçari Hoxha ka deklaruar se viktima e sharë dhe fyer në sytë e të gjithëvë. Në këtë mënyrë ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe e ka qëlluar me 10 plumba 50 vjeçarin Dedë Xhaka duke e lënë të vdekur në vend. Avokati i autorit të vrasjes deklaroi se klienti i tij në momentin që ka kryer krimin ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe jo në kushte normale kur ka qëlluar në drejtim të shoferit që kishte pasur. Debatet mes tyre kishin nisur prej ditësh ndërsa raporti i punës ishte ndërprerë për shkak të borxhit. Në sallën e gjyqit autori Ilir Hoxha ka mohuar se i ka mbetur borxh dhe se e ka likujduar shoferin që kishte patur. Tashmë 42 vjeçari Ilir Hoxha do të vuaj dënimin e dhënë pas vendimit të formës së prerë me 12 vite e 9 muaj burg.

Artikulli paraprakBUSHATI: PËRBALLUAM STUHINË, NUK KA DËME
Artikulli tjetërUNIONI I PROKUROREVE :SITUATE NGERCI,MUNGOJNE AKTET NENLIGJORE