Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta, pranë një karburanti dhe një picerie.

Viktima është Marjo Majollari 28 vjec. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur postblloqe për te arrestuar autorët.

Burime nga vendii ngjarjes  pohojnë se viktima ishte në shoqërinë e një personi tjetër në momentin që një makinë në lëvizje e ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima Mario Majollari 28 –vjeç,ishte banues në Kinostudio. Burimet pohojnë se viktima ishte duke shkuar në banesë në momentin që është qëlluar me armë zjarri nga makinë në lëvizje. Autori e ka qëlluar tre herë me silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Fqinjët dhe të afërmit kanë lajmëruar policinë, e cila ka pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes është vendosur në ndjekje të një makine, e cila është larguar në drejtim të Dajtit, ku dyshohet se janë fshehur autorët.

Ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe shoqëruar 5 dëshmitarë që ndodheshin në zonë për të identifikuar autorët, zona ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie, pasi është errësirë totale.

Autorët janë kujdesur që të mos lenë gjurmë duke zgjedhur një rrugicë në errësirë për t’i bërë pritë duke e vrarë të riun. Zyrtarisht ende nuk dihen motivet, por duket se vrasja e të riut ka lidhje me hakmarrjen, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë.

Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për dy vrasje në vitin 2010, ndërsa përpos tij për të njëjtin krim është dënuar edhe nipi i tij me 10 vite. Pistën e hakmarrjes e përforcon edhe fakti që viktima nuk ka precedent penal.

Ai kishte përfunduar studimet për turizëm në Durrës, ndërsa në 2015 kishte kërkuar azil në Suedi nga frika e hakmarrjes, por kërkesa i ishte refuzuar. Pak kohë më parë ai ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa mbrëmjen e sotme u ekzekutua.

Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, pasi babai i tij është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2010. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”- njofton policia.

Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.

Gjatë momentit së arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh.

Ndërkohë që për vrasjet është dënuar Endrit Majollari, që është djalit i xhaxhait të Marjos i dënuar me 10 vite burg .

Fqinjët shprehen të tronditur, ndërsa tregojnë se si ndodhi ngjarja e rëndë. Një nga fqinjët e viktimës thotë se dëgjuan tre të shtëna, por menduam se ishin kapsolla.

Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë.

Viktima e atentatit të sotëm në Tiranë, Mario Majollari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Suedia. Në 2015 ai kishte shkuar në Suedi për të kërkuar azil, pasi i trembej hakmarrjes.

28-vjeçari kishte frikë se pas dënimit të babait të tij për dy vrasjet, do të kishte një hakmarrje ndaj tij, por kërkesa u refuzua duke e kthyer në Shqipëri. Pasi kanë mësuar kthimin e tij në Shqipëri, autorët kanë organizuar vrasjen.

Artikulli paraprakPËRGJEGJËSJA E KADASTRËS GRABISTE TOKAT ,FILLON PROCEDIMI PENAL
Artikulli tjetërBOTËRORI PËR FEMRA, VJEN FITORJA E PARË E KOMBËTARES