XHABIR SHEGA ËSHTË QËLLUAR ME SNAJPER NË OBORRIN E BANESËS SË TIJ. Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shkodrës, ku mbeti i varë me armë zjarri një person.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se shtetasi Xhabir Shega është qëlluar me snajper në oborrin e banesës së tij, pranë Kalasë së qytetit.Mësohet se këtij shtetasi i ishte bërë një atentat i ngjashëm, po me snajper në gusht të 2014-s, nga ku kishte mundur të shpëtonte.Shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta, por nga të dhënat e para dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë Shega ka qenë i dënuar më parë. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Artikulli paraprakZEF HILA, TAKOHET ME BANORË TË FSHATRAVE TË BUSHATIT
Artikulli tjetërKONFERENCA RAJONALE PËR SISTEMIN AUDIO NË GJYKATA