Prokuroria për Krimet e Rënda ka dërguar për gjykim dosjen e grupit të strukturuar kriminal që kryente vrasje me pagesë.
Mbi 13 anëtarët e këtij grupi rëndojnë akuzat si vrasje me paramendim, vrasje, vetëgjyqësi, sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale, armëmbajtje pa leje etj. nga hetimet e prokurorisë rezulton se grupi udhëhiqej nga Admir Tafilaj, i cili jepte urdhrat nga burgu ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm për të tjera krime. Hetimet për këta persona kanë nisur më shkurt të 2015-tës. Sipas Prokurorisë këto janë akuzat: Admir Tafilaj akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Vetëgjyqësi”, “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se grupi i personave merrte porosi dhe ka realizuar vrasje, disa të mbetura në tentativë, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave. Në bazë të hetimeve, ka rezultruar se të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, në baashkëpunim, kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Ibrahim Mani, ngjarje e ndodhur në 25.06.2014, në Shkodër.