POLICIA SHOQËRON NJË TË DYSHUAR SI AUTOR, HETIMET VAZHDOJNË. Një e vdekur dhe dy te plagosur është bilanci i nje ngjarje te rende regjistruar rreth ores 22 te se shtunës ne Kryebushat ne Qarkun e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali ku nje grua humb jetën, ndërsa dy burra plagosen nga përplasja me armë zjarri. Policia sqaron se viktima e cila është identifikuar nga policia, shtetasja 19 vjeçare Elsa Tusha është gjendur mes plumbave që dy të plagosurit kanë qëlluar në drejtim të njëri tjetrit. Të plagosur kanë mbetur Paulin Ndoja nga Kaça dhe Selim Aleti nga Berdica, të cilët po marrin mjekim në spital. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zanafilla e ngjarjes ka ardhur pas një debati mes dy personave që gjendeshin në tavolina të ndryshme. Konflikti verbal degradoi më pas në përdorimin e armëve. Mësohet se viktima femër është gjendur brenda automjetit tip “BMW X5” me targa SH6969 E. “Nga veprimet e para hetimore dyshohet se personat janë sjellur rreth makinës duke qëlluar në drejtim të njëri tjerit. Xhamat e makinës janë dëmtuar tërësisht. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes. Nderkohe blute e Shkodrës kane shoqeruar nje person i cili dyshohet se eshte autor i kesaj ngjarje te rende. Identiteti i personit nuk behet i ditur per arsye hetimi nderkohe qe ai nuk ka pranuar krimin ende.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/n5Dp_qiTenU?list=UUUOK6E2NKiLwAJ10ieDVNLA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakSTUHITË SHOQËROJNË QARKUN E SHKODRËS GJATË 24 ORËVE
Artikulli tjetërBURRI VRET GRUAN NË MALËSINË E MADHE