Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Shtetasi Elis Rroshkodoli, 36 vjeç është qëlluar me armë zjarri pistoletë në unazën perëndimore duke mbetur i vdekur në vend. 36 vjeçari po pinte kafe në një lokal kur papritur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij duke bërë që shtetasi Elis Rroshkodoli të humb jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë duke nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të kësaj vrasje. Mësohet se viktima Elis Rroshkofoli ka qenë i dyshuar për plagosje në Rumani dhe i dyshuar për vjedhje në Belgjikë.

Policia është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj vrasje dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Ndërkohë sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur në çantën e dorës të viktimës Elis Rroshkodoli një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje.

Efektivët janë duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përgjatë unazës dhe në segmente të tjera rrugore për të bërë të mundur se ku kanë lëvizur autorët me qëllim arrestimin e tyre.

Artikulli paraprakMBETJET TOKSIKE/ PD KËRKESË PËR INTERPELANCË URGJENTE ME RAMËN: KURUM SHKELI LIGJIN
Artikulli tjetërATENTAT 36-VJEÇARIT NË SHKODËR, VRITET ME ARMË ZJARRI BRENDA NË NJË LOKAL! I ARRESTUAR MË PARË PËR GRABITJE NË BELGJIKË, E I SHPALLUR NË KËRKIM PËR PLAGOSJE NË RUMANI