Nje vrasje ka ndodhur ne Shkoder teksa eshte qelluar shtetasi Ismet Çekorja, 58 vjeç. 58 vjeçari ndodhej afer baneses se tij kur eshte qelluar nga nje person ende i paidentifikuar ne lagjen Kiras. Mesohet se Çekorja ka shkuar i vdekur ne spitalin rajonal te Shkodres duke mos arritur qe te shpetoje. Ne vendngjarje mberriten menjehere forca te shumta policie duke hetuar lidhur me kete vrasje te ndodhur ne lagjen Kiras.

Ismet Çekorja ndodhej afer baneses se tij vetem pak metra larg kur disa persona jane afruar duke shtene me arme zjarri te tipit pistolete. Mesohet se Çekorja ka marre te pakten shtate plumba ne trup. Menjehere eshte bere i mundur transportimi i tij drejt spitalit rajonal te Shkodres pasi fillimisht ka mbetur i plagosur rende por rruges per ne spital mesohet se ka nderruar jete duke mos arritur qe ti beje balle plageve. Zona ku ndodhi ngjarja eshte e monitoruar nga kamera sigurie dhe policia ka sekuestruar kamera per te marre pamjet filmike te momentin te vrasjes se Ismet Çekores. Po ashtu policia ka shoqeruar disa persona qe kane qene deshmitare ne vendin e ngjarjes per ti pyetur se si ndodhi vrasja.

Nderkohe autoret menjehere pas kesaj ngjarje jane larguar ne drejtim te paditur dhe nuk jane identifikuar ende nga policia. Efektivet kane nisur krehjen e gjithe asaj zone per te arritur ne identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autoreve te vrasjes se Ismet Çekores.

Artikulli paraprakMBYLLET PJESA E PARË, TIRANA – VLLAZNIA, 2-0 NË FAVOR TË SHKODRANËVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, FITUESE E DERBIT TË SHQIPËRISË! MPOSHT 1-2 TIRANËN