Kjo është kafja e fundit e 68 vjeçarit me inicialet N.B i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen Rus në Shkodër. Viktima u qëllua rreth orës 7:20 me 10 plumba duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Ndërkohë nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe shtetasi A.S, 58 vjeç i cili ishte duke pirë kafe me viktimën.

Një automjet me dy persona është afruar dhe njëri prej tyre ka qëlluar ndaj 68 vjeçarit dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Pak minuta pas vrasjes së rëndë mëngjesin e sotëm në lagjen Guerrile në Shkodër u gjet një automjet duke u djegur që dyshohet se është i autorëve të vrasjes. Menjëherë mbërriti edhe një zjarrëfikëse e repartit zjarrëfikës të Shkodrës duke shuar flakët dhe duke shpresuar që të gjendet ndonjë provë edhe pse është e vështirë për shkak të djegies.

Ndërkohë pas të shtënave me armë forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje. Shtetasi N.B mësohet se ishte një tregtar peshku dhe mëngjesin e sotëm ashtu si çdo ditë kishte dalë për të shitur peshk por pa pritur u vra nga persona ende të paidentifikuar. Ndërkohë personi tjetër që mbeti i plagosur shtetasi A.S ishte një punonjës i 68 vjeçarit që e ndihmonte në shitjen e peshkut dhe po pinin ashtu si çdo ditë kafen e mëngjesit.

Në vitin 2001 është vrarë edhe djali i 68 vjeçarit shtetasi me inicialet E.B por këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra tjetrën dhe dyshimet e policisë janë të tjera. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të dyshuar të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Në momentin kur ndodhi vrasje në merkatën e Rusit kishte një lëvizje të konsiderueshme qytetarësh por autorët e kanë patur të qartë objektivin e tyre duke vrarë shtetasin N.B.

 

Artikulli paraprakPREKËSE/ INTERVISTA ZONJËS SË PARË TË UKRAINËS: DJALI MË PYET PËR TË ATIN, MOS U MËSONI ME DHIMBJEN TONË
Artikulli tjetërZHVILLIMET NË PS, GJIKNURI: SOT PASDITE DO TË MËSONI EMRIN E KANDIDATIT QË DO E BËJË SIÇ DUHET ROLIN E PRESIDENTIT