Një 43 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar të mërkurën në qendër të Selanikut.

Siç raportojnë mediat greke, 43-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe armëmbajtje pa leje pasi qëlloi bashkatdhetarin e tij në një qytet të Shqipërisë në gusht të 1997 për shkak të mosmarrëveshjeve financiare.

Përveç kësaj, shqiptari kërkohej dhe nga Gjermania.
Sipas autoriteteve gjermane, i arrestuari ishte përfshirë në një rast vrasjeje në këtë shtet.
Vlen të përmendet se 43 vjeçari ishte arrestuar dhe etiketuar në të kaluarën me prova të ndryshme pasi në korrik 2003 ai kishte kryer një grabitje të armatosur në një degë banke në qendër të Selanikut.

Në përpjekjen e tij për të shpëtuar, ai qëlloi një nga oficerët e policisë, duke plagosur njërin prej tyre, për të cilin u dënua me 20 vjet burg.
Personi i arrestuar do t’i referohet Prokurorit Publik kompetent me qëllim ekstradimi.

Artikulli paraprakFUQIZIMI EKONOMIK I GRAVE, PAPUNËSIA NË NIVELE TË LARTA
Artikulli tjetërTHERI ME THIKË SHQIPTARIN PËR NJË CIGARE KANABIS, RUMUNI DËNOHET ME 30 VITE BURG