Vrasje në Vlorë, viktima gjendet i vrarë pranë një përroi
Një krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Rreth orës10:30, në fshatin Kuç të Himarës është gjetur një trup i pajetë. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake në lidhje me identifikimin e viktimës, ka rezultuar se trupi i pajetë i përket Dashamir Zenelit, rreth 40 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili është gjetur i pajetë në një përrua. Nga këqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se personi është vrarë me armë zjarri. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.or ai duket se nuk është bërë për herë të parë pjesë e dosjeve të policisë. Burime nga Policia e Vlorës që janë duke hetuar krimin, janë shprehur se Zeneli një vit më parë kishte kërcënuar me armë për të vrarë një bashkëfshatar të tij. Siç bën të ditur policia, Zeneli në atë kohë, muaji tetor 2016 kishte qenë në gjendje të dehur, kur kishte kryer atë veprim. Pasi kishte vuajtur dënimin pas arrestimit, Zeneli ishte kthyer në shtëpinë e tij. Mëngjesin e sotëm ai është gjetur i ekzekutuar me armë. Nuk dihen ende autorët ndërsa policia thotë se po heton disa pista për krimin.