Një ish-udhëheqës rebel kongolez është dënuar me 30 vite burg për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Bosco Ntaganda, me nofkën “Terminatori”, u dënua për 18 akuza, përfshirë vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorimin e fëmijëve ushtarë.

Gjykatësit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) zbuluan në korrik se luftëtarët besnikë të Ntaganda kishin kryer masakra të tmerrshme të civilëve.

Ndërsa Ntaganda dëgjonte me vëmendje, gjykatësi Robert Fremr lexoi një listë të gjatë të mizorive të kryera nga njerëzit e tij, përfshirë përdhunimin dhe skllavërimin seksual të fëmijëve të vegjël.

Por gjykatësi tha se pavarësisht se krimet e tij nuk e meritojnë dënimin e përjetshëm.
Ntaganda tashmë ka apeluar dënimit të tij.

Ntaganda ishte personi i parë i dënuar për skllavëri seksuale nga ICC dhe personi i katërt i dënuar nga gjykata që nga krijimi i saj në 2002.

46-vjeçari me origjinë nga Rwanda ishte përfshirë në konflikte të shumta të armatosura në Rwanda si edhe në Republikën Demokratike të Kongos. Ai u dorëzua në ambasadën amerikane në Rwanda në 2013.

Artikulli paraprakKAPET HAJDUTI I BANESAVE, VIDHTE ORA,VARËSE, ÇANTA DHE CELULARË
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E PESTA NË EUROPË PËR NORMËN E VRASJEVE PËR 100 MIJË BANORË