Arqipeshkevi i dioqezes Shkoder-Pult Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e renda te ndodhura ne Shkoder,
vrasjen e Ferdinand Polia dhe te dy vellezerve Bilali nje dite me pare gjate meshes se shenjte ne katedralen “Shen Shtjefni” per 200 vjetorin e lin-djes te arbereshit Andon Santori.
Arqipeshkevi Massafra solli historine e nje babai qe kishte dy djem ku njeri nga djemte e braktis babain per shkak se nuk i siguron pasuri dhe keto fenomene negative çojne me pas te rinjte ne rrugen e gabuar.
Arqipeshkevi u shpreh se femijet e sotshem nuk dine te kerkojne falje dhe te kuptojne gabimet e tyre. Vetem si shkak i krenarise qe kemi kur gabojme disa pranojne qe ti fusin plumb kokes dhe te mos terhiqen edhe kur e dine se jane gabim u shpreh monsinjor Massafra.
Gjate meshes se shenjte arqipeshkevi Massafra beri thirrje qe te gjithe te mos i bejne keq te tjereve dhe te falin si e vetmja menyre per te shkuar prane Zotit ne parajse.