Kryetari i Shoqatës së Misionareve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve Nikollë Shullani duke folur mbi arsyet që çojnë në fenomenin e gjakmarrjes

theksoi se droga është një fenomen i ri dhe shumë problematik që ka sjellë disa raste vrasjesh gjatë vitit që lamë pas.Përdorimi masiv i armëve është një tjetër arsye e vrasjeve për motive të dobëta apo çështje pronësie.Shullani bëri thirrje për dorëzimin e armëve për të shmangur pasojat e mundshme apo rastet e hasmërisë. Edhe Ministria e Brendshme ka nisur një fushatë për dorëzimin e armëve pa leje. Sipas statistikave, që nga viti 1997, mbi 10 mijë qytetarë kanë humbur jetën apo janë plagosur rëndë nga armët e paligjshme.

Artikulli paraprakVERMOSHI, PRANVERA SJELL SINJALIN TELEFONIK
Artikulli tjetërSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “GOLD RUSH”