Policia Vendore e Shkodrës përmes një dalje për media të drejtorit Ervin Hodaj lidhur me ngjarjet e fundit kriminale konfirmoi se autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Zef Guri dhe plagosjes së djalit të tij Gjin Guri është shtetasi Gjovalin Guri, person i shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë. Konflikti mes tyre tha drejtori i policisë është për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

Autori i dyshuar Gjovalin Guri i shpallur në kërkim edhe më përpara për kanabis dhe i plagosuri Gjin Guri janë kushërinj të parë tha drejtori Hodaj ndërsa shtoi se Gjin Guri është një person me precedent penal.

Drejtori Hodaj foli edhe për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti në Vau Dejës nga policia teksa u arrestua shtetasi Alfons Lukaj, 39 vjeç pasi qëlloi me armë automjetin në pronësi të shtetasin Emilian Preçi, 40 vjeç.

Në këtë deklaratë për media drejtori i policisë Shkodër Ervin Hodaj përmendi edhe zbardhjen e vrasjes së shtetasit Valter Fierza pak kohë më parë, zbardhjen e plagosjes në Malësi të Madhe të Emanuel Gurit dhe siguroi se policia do vijojë të jetë në shërbim të qytetarëve.

Artikulli paraprakPOLICIA: LUFTË KULTIVIMIT TË DROGËS
Artikulli tjetërTONIGHT – 29.09.2023