Vrasjet ne Ksamil,Vriten në oborrin e shtëpisë baballarët e të akuzuarve për vrasjen e Bardhit
Babai i Dhimitër Çikos aktualisht i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, (24 shtator 2016) është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij pak minuta para mesnatës së të shtunës. Krimi është shënuar në lagjen ”Baxho”, në Ksamil rreth orës 23:50. Viktima,Vangjel Çiko, është gjetur brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij. “Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil” informoi policia e Vlorës Ndaj tij është qëlluar 5 herë me pistoletë. Hetimet- Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes lidhur me vrasjen e Aleksandër Bardhit, vëllait të ish-kryekomunarit të Kaçinarit në Mirditë, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. Baballarët ekzekutohen në oborrin e shtëpisë- Vangjel Çiko, është viktima e dytë, i cili u gjet i ekzekutuar në oborrin e banesës së tij. Ai është babai i Dhimitër Çikos i arrestuar nga policia më 14 tetor 2016 së bashku me Amarildo Lamen. Ndërsa është në kërkim Albi Xhezairi, të cilit më 11 dhjetor 2016 i ekzekutuan të atin Agron Xhezairi Edhe 53 vjeçari u ekzekutua në oborrin e banesës së tij. Atëherë policia deklaroi se në banesën e Albi Xhezairit ishte gjetur “Automatik-model 56” e cila kishte realizuar qitje në vendin e ngjarjes për vrasjen e Aleksandër Bardhit Më 24 shtator 2016, Aleksandër Bardhi, 47-vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndëlli, Sarandës. Ai ishte vëllai i ish kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë Petrit Bardhi. Sipas policisë viktima ishte ekzekutuar me automatik.