Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për shtetasin Miklovan Parubi, i cili është autori i një vrasjeje të dyfishtë në qytetin verior.
Bëhet fjalë për masakrën e ndodhur në tetor të vitit 2016, ku 33-vjeçari Miklovan Parubi vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë.
Gjithashtu, organi i Akuzës ka kërkuar dënimin me 20 vite burg për bashkëpunëtorin e Parubit, Marçel Shpijatin, i cili akuzohet se ka ndihmuar 33-vjeçarin në sigurimin e armës së zjarrit dhe të largimit nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi në fshatin Dajç të Shkodrës, ku u ekzekutuan me automatik shtetasit Arjet Saiti, 42 vjeç, dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.