Eshte siguruar dëshmia e dhënë nga Sokol Mjacaj pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit ditën e djeshme (15 dhjetor) ku vrau me armë zjarri të dënuarin përjetë Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Ai është shprehur se Arben Lleshi nuk e kishte pranuar në sektor, ndërsa armën e zjarrit ka deklaruar se e ka futur në burg para 20 ditësh.

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur para 20 ditësh apo një muaj”- mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.

Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi. Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit. Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë.

Artikulli paraprakU GJET PA NDJENJA NË PISHINËN E BANESËS, ZBARDHET SHKAKU I VDEKJES SË MATTHEW PERRYT
Artikulli tjetër“TEMPERATURAT DERI NË -3”, ARRSH TREGON SE SI PARAQITET GJENDJA E RRUGËVE PËR SHKAK TË RESHJEVE TË DËBORËS. APEL DREJTUESVE