Arrestohet 3 orë pas krimit Arjan Shahaj, autori i cili vrau me sëpatë babanë 77-vjeçar. Ai është arrestuar në Levan të Tepelenës teksa ishte duke hipur në një furgon për t’u larguar. Ai ka bërë rezistencë por është neutralizuar nga forcat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Mësohet se mes babait dhe djalit ka nisur një sherr verbal. Dyshohet se ata janë konfliktuar për shkak se viktima i kërkonte llogari të birit për shkak se ky i fundit kishte një lidhje me një vajzë.
Autori Arjan Shehaj 35-vjeç ka rrëmbyer sëpatën dhe ka qëlluar në kokë babanë e tij Ilijaz Shehaj 77-vjeç duke e lënë të vdekur. Sipas policisë autori vuan nga probleme mendore