Autori i vrasjes së bashkëshortes së tij në Shkodër, Beqir Xhilaj ka dalë sot për tu njohur me masën e sigurisë.

Xhilaj ka pretenduar se nuk është ai autori i vrasjes së bashkëshortes së tij 47-vjeçare. 74-vjeçari Beqir Xhilaj ka pretenduar se viktima ka vrarë veten. Vrasja ndodhi para dy ditësh, në 8 maj Beqir Xhilaj qëlloi për vdekje me armë gjahu bashkëshorten. Fillimisht policia e Shkodrës ishte njoftuar se 45 vjeçarja Lumturie Xhilaj është vetvrarë, por pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimeve të kryera rezultoi se ajo ishte qëlluar per vdekje nga bashkëshorti 74 vjeçar Beqir Xhilaj.

Artikulli paraprakDITA E DREJTËSISË, INAGUROHET GJYKATA E APELIT
Artikulli tjetërPËRDHUNONTE TË BIJËN, ARRESTOHET SHQIPTARI NË ISHULLIN MYTILINI