Një shqiptar që akuzohet për vrasjen e një biznesmeni të njohur në Qipro, vazhdon të mbetet i lirë, dy vjet e gjysmë pas ngjarjes.

Ai është A. B.dhe sipas mediave qipriotë, ndodhet në top listën e personave të kërkuar nga Interpoli, por ende nuk është arritur të gjenden gjurmët e tij, që humbën mbrëmjen e 23 qershorit 2016.

Atë mbrëmje, ai dhe një person tjetër gjithashtu shqiptar, u futën në një restorant në Agia Napa dhe hapën zjarr drejt një tavoline ku po darkonte biznesmeni vendas Fanos Kalopsidiotis, i moshës 51 vjeç.

Biznesmeni dhe dy nga policët që e shoqëronin (burrë e grua), mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Ekzekutori u identifikua nga policia qipriote si Jani Vogli, shtetas shqiptar, i moshës 41 vjeç, që gjithashtu humbi jetën gjatë atentatit.

Dyshohet se Vogli u vra nga A. B., në atë kohë 48 vjeç. Policia nxori këtë konkluzion, pasi ekspertiza dëshmoi se dy policët që shoqëronin biznesmenin e vrarë, nuk i kishin përdorur armët e tyre.

Sipas mediave greke, A. B ka qenë një person i skeduar në Greqi, ku jetonte me familjen e tij në zonën Keratsini, në perëndim të Athinës. Sipas mediave, ai ishte arrestuar në vitin 2007, pasi iu gjet 1 kg heroinë. U dënua me 14 vjet burg, por bëri vetëm tre dhe në 2009 u lirua.

Në vitin 2013, implikohet në një tjetër ngjarje. Duke qenë në makinë me një shtetas grek, nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar. Filloi një përndjekje gjatë së cilës pati shkëmbim zjarri me patrullën e policisë.

Përfundimisht, makina u përmbys për shkak të shpejtësisë së madhe dhe A.B u arrestua. I akuzuar për vrasje në tentativë, u mbajt në paraburgim për 12 muaj, por më pas akuza ndryshoi dhe ai u lirua.

Artikulli paraprakSHQIPTARI GRUSHTOHET ME AFRIKANIN PËR NJË FEMËR, NDËRHYN POLICIA
Artikulli tjetërFSHF ,SHKARKOHEN 3 NGA 4 TRAJNERËT E EKIPEVE KOMBËTARE