Nga Zyra Kombëtare Interpol Tiranë u krye transferimi i të dënuarit: Emirjan Hysaj, 41 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues ne Koplik, Malësi e Madhe.
Transferimi i këtij të dënuari u bë nga Anglia në Shqipëri pasi Ministria e Drejtësisë në Republikën e Shqiërisë ka miratuar transferimin e të dënuarit Emirjan Hysaj për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga Gjykatat Angleze. Ky shtetas është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Plagosje e rëndë me dashje” i dënuar me 21 vjet e 4 muaj burg nga të cilat ka vuajtur 8 vite dhe pjesën tjetër të mbetur do e kryej në institucionet e vuajtjes së dënimit në Republikën e Shqipërisë. Ky shtetas i’u dorëzua patrullës së Policisë së Burgjeve për dërgimin e tij në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit për kryerjen e dënimit të mbetur 13 vite e 4 muaj burg.