Nga burgimi i përjetshëm në liri, duke pritur vendimin përfundimtar për rastin e tij gjyqësor.
Për italianin Maurizio Archinito, Gjykata Supreme në Itali ka urdhërua revokimin e masës së “arrestit me burg”, duke pranuar kërkesën e mbrojtjes që kërkoi lirimin e tij.
Archinito akuzohet për vrasjen e Alban Medhas, 51 vjeç dhe Ndue Brukas, 27 vjeç, xhaxhai dhe nip, të ekzekutuar në Nëntor 2012 në Abbiategrasso për motive hakmarrje. Archinito bashkëpunoi vëllanë e tij Mattia në krim.