Vrau dy vëllezër ne Shqiperi gjykata britanike vendos ekstradimin

 Një vrasës i dyfishtë i cili u arratis nga Shqipëria dhe ka jetuar në Britani për gati 20 vjet, është në pritje të përfundimit të procesit të dëbimit. Martin Kaza, 45 vjeç, vrau në Shqipëri vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini për “gjakmarrje”. Kaza u arratis, por u dënua në mungesë të tij për vrasje dhe plagosje. Ai kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke u paraqitur si shtetas kosovar me një emër të rremë. 45-vjeçari u martua dhe kishte krijuar familjen me tre fëmijë në Angli. Kaza punoi në restorante, lavazhe e disa vende te tjera, teksa thuhet se ishte martuar atje me një bashkëkombëse në vitin 2008, shkruan “The Sun”. Me 32-vjeçaren Majlina Dule ai ka tre fëmijë, 5, 7 dhe 13 vjeç. Duke folur përpara gjykatës, Martin Kaza tha se ekstradimi i tij pas 18 vite së jetuari dhe punuari në Angli ishte i pajustifikuar, pasi shkelte të drejtat e njeriut, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini, me të cilën ishte në hasmëri, pasi në 1994, ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza, oficer policie, ai ishte fshehur në Greqi. Martin Kaza, si pjesë të mbrojtjes për të shmangur ekstradimin i tregoi gjykatës se e kishin goditur 4 herë me thikë dhe kishte përfunduar në koma pasi ishte dëbuar nga Greqia. Ndërkohë, gjykatësi John Zani urdhëroi ekstradimin e Martin Kazës. Policia e arrestoi Kazen, nga Enfield, në veri të Londrës, këtë vit pasi Shqipëria lëshoi një urdhër ekstradimi ndaj tij.

Artikulli paraprakDY SHTETAS NDALOHEN PASI TRANSPORTONIN DROGE
Artikulli tjetërKAPEN ME DROGË DHE MIJËRA EURO, ARRESTOHET 3 TRAFIKANTËT SHQIPTARË