Itali – Vrau financierin për prishje të gjumit, nëna: Burgim maksimal për shqiptarin

Në Velletri të Italisë pritet të zhvillohet gjatë ditës së nesërme gjyqi për shqiptarin Lorenc Prifti, 43-vjeç, i cili vrau me thikë mes natës së 26 dhe 27 nëntorit të vitit të shkuar një kontabilist italian. Nëna e Francesco Maria Pennacchi, Maria Isabella De Ninno, i ka bërë apel Presidentit të vendit dhe autoriteteve të drejtësisë që japin një dënim shembullor për shqiptarin. Në seancën gjyqësore të 28 tetorit, shqiptari ka përfituar gjykim të shkurtuar, çka nuk mund të dënohet me burgim të përjetshëm. “Unë si nënë e një fëmije të vrarë nga një kafshë në pritë kërkoj mbështetjen tuaj zt. President, si një baba, si një njeri i lirë. Ai duhet të më përkrahë mua dhe të më dëgjoj për të gjetur përgjigjen e asaj që kërkoj”, thotë gruaja. “ Ju duhet të më mundësoni një takim, sepse këto janë gjëra që e bëjnë Italinë një vend të lirë dhe të civilizuar dhe jo ulja e dënimit. Ju duhet të më shikoni në sy për të kuptuar se çfarë është padrejtësia”, tha ajo në një video. Shqiptari goditi me një thikë 35 cm kontabilistin italian gjatë kohës që ai po linte studion e tij. Prokurori i çështjes në seancën e zhvilluar në tetor, e përshkoi me detaje gjithçka kishte ndodhur duke kërkuar burgim të përjetshëm për vrasësin e Pennacchi-t. Duke qenë se ka masa lehtësuese për shkak të gjykimit të shkurtuar, shqiptari do të dënohet përfundimisht me 30 vite burg. “Francesco Maria u vra me dashje”, tha pala mbrojtëse e viktimës. Shkak i krimit u bë pas një feste në studion e financierit italiane Francesco Maria Pennacchi, 32 vjeç, në zonën e Velletri (Romë). Në studio ishte lëshuar muzikë e lartë, çka nuk i ka pëlqyer shqiptarit, i cili jetonte me familjen e tij në të njëjtin pallat. Prifti punonte në një nga furrat më të njohura në zonë. Ai i ka kërkuar Penacchit dhe miqve të tij që të ulnin zërin e muzikës, çka nisi edhe sherri midis tyre. Më pas, shqiptari mori thikën e kuzhinës dhe e goditi disa herë atë duke i shkaktuar vdekjen.

Artikulli paraprakBETEJA E FUNDIT PARA REFERENDUMIT PER REFORMEN KUSHTETUESE NE ITALI
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 4 KG KOKAINE NE ZVICER,ARRESTOHEN 4 SHQIPTARE