Itali – Vrau gruan, 21 vite burg shqiptarit; dy fëmijët marrin nga 500 000 euro

 

Një shqiptar është dënuar me 21 vite burgim për shkak se akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Gjykata e Xhenovas ka rikonfirmuar dënimin për 46 vjeçarin shqiptar Adrian Balliu, i cili mes natës së 24 dhe 25 shtatorit të vitit 2014 në Casella, ka vrarë bashkëshorten e tij Valmira. Avokati mbrojtës kërkoi ripërsëritjen e hetimeve dhe përfshirjen e dy ekspertëve të rinj, por gjykata nuk e pranoi kërkesën. Gjithashtu, Gjykata ka konfirmuar kompensimin prej 500 000 euro për secilin prej dy fëmijëve të moshës 5 dhe 6 vjeç. Avokati mbrojtës ka argumentuar se gjatë kohës kur klienti i tij ka kryer krimin, vuante nga xhelozia dhe nga gjendja patologjike kronike për shkak të alkoolit. Vrasja ka ndodhur në dhomën e gjumit, ndërsa fëmijët ishin në dhomën e tyre. Burri frikësohet se gruaja mund ta linte dhe t’i merrte fëmijët. Gruaja u godit disa herë me thikë. Kur policia mbërriti, Balliu i priti qetësisht, duke këshilluar karabinierët që të mos bënin zhurmë pasi zgjonin fëmijët. “Mendoni për biberonin dhe për biskotat për fëmijët e mi”, citojnë mediat italiane atë.

Artikulli paraprak“IMSI CATCHER”,ÇAKO HESHT PER PAISJEN:KA NJE HETIM NGA PROKURORIA
Artikulli tjetërARRESTOHET ME HEROINE SAPO ZBRET NGA TRAGETI