Ferdinant Rukaj, i akuzuari për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij Liljana Rukaj, do të vuajë dënimin prej 35 vitesh burg.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Ferdinand Ruko ka pranuar përpara hetuesve se hodhi gruan Liljana Ruko nga dritarja pas një sherri që pati me të

.“Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari. Krimi tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2016.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA PËRPLASET ME DYQANIN
Artikulli tjetërTE AKUZUARIT PËR VRASJEN E AVOKATIT GREK, DO ARRATISESHIN NGA BURGU