Ka ndarë dy gratë e parë, është akuzuar për vrasjen e gruas së tretë, ka pranuar vrasjen e gruas së katërt por për banorët e zonës Beqir Xhilaj njihet si një person jo problematik.

Të pyetur rreth ngjarjes së ndodhur në fshatin Guci e Re ku 73 vjeçari Beqir Xhilaj qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Lumturie Xhilaj, fqinjët shprehen se nuk e kanë idenë përse ka ndodhur ngjarja ndërsa tregojnë se autori i vrasjes sillej mirë në fshat. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se policia e ka gjetur 73 vjeçarin Beqir Xhilaj duke pirë raki në tavolinë ndërsa bashkëshortja e tij Lumturie Xhilaj ndodhej e pajetë pasi ishte qëlluar për vdekje nga burri i saj. 73 vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakKOPLIKU BËHET GËRMADHË, PRONARËT KUNDËR
Artikulli tjetërHAMDI SHULLANI, NE KRYE TE KOMISARIATIT SHKODËR