Krimi në familjen Kuka në Durrës ka marrë përmasa edhe më të mëdha.
Një ditë pasi vrau gruan e tij me thikë, Hazbie Kuka bashkëshorti i ka dhënë fund jetës duke u mbytur.
Policia thotë se 37-vjeçari Adriatik Kuka është gjetur i mbytur rreth orës 07:30 të mëngjesit në Sektorin Rinia.
“Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit”, sqaron policia.
Si ndodhi vrasja- Hazbije Kuka u qëllua disa herë me thikë në kraharor nga burri i saj, Adratiku. Një nga goditjet i ka prekur zemrën 36 vjeçares duke rezultuar fatale për të renë, që vdiq teksa dërgohej në spital nga vëllezërit.
Krimi në sy të djalit-8 vjeçari mësohet se ka qenë dëshmitar i krimit tragjik që sipas familjarëve të autorit mund të ketë si shkak xhelozinë.
Vrasja për xhelozi-Hazbije Kuka kishte filluar punë si edukatore pak kohë më parë dhe kjo e kishte bërë xheloz burrin shofer.