Kanë përfunduar hetimet për Fadil Kasemi, i cili vrau bashkëshorten e tij, gjykatësen Fildes Hafizi.
Prokuroria ka ngritur tre akuza ndaj Kasemit, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, Armëmbajtje pa leje dhe “Rrëmbim personi”.
Ngjarja
39-vjeçarja Fildes Hafizi Kasemi, nënë e 2 fëmijëve u qëllua me 2 plumba në makinën e saj rreth orës 14:00 së 31 Gushtit. Ajo e kishte parkuar makinë në zonën e Xhamllikut, në anë të rrugës kryesore për t’u futur në një floktore pak metra më tej. Pas daljes prej saj u përball me ish-bashkëshortin 53-vjeçar. Dëshmitarët thanë se i kishin parë në fillim duke debatuar dhe më pas duke u konfliktuar fizikisht.
Hafizi është futur në makinë, por nuk ka mundur të largohej pasi ish-bashkëshorti nxori armën dhe e qëlloi dy herë duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, autori ndali një furgon të cilit i kërkoi ta çonte në komisariatin numër 1 të kryeqytetit