Vetëvritet autori i vrasjes së dyfishtë Fatmir Kolecaj. Dy ditë më parë ai vrau ish-gruan dhe kunatin në Rrëshen, ndërsa mbrëmjen e sotme i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në oborrin e banesës së tij.

47-vjeçari ekzekutoi ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç mbrëmjen e së martës, pasi u bëri pritë në hyrje të banesës.

47-vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen edhe në 2017 në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës, pasi u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje.

Pasi doli nga burgu një vit më parë konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve vijuan dhe mbrëmjen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë.

Policia vijoi kontrollet prej dy ditësh me efektivët e RENEA-s dhe FNSH-së, por edhe me dron në zonën e Rrëshenit, ndërkohë që Kolecaj mbrëmjen e sotme sapo ishte kthyer nga zona e pyllëzuar e Rrëshenit ku fshihej i dha fund jetës në oborrin e shtëpisë, në të njëjtën ditë që u përcollën në banesën e fundit edhe vëlla e motër.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 27.02.2020 – KESHILLI I NDRIKULLAVE
Artikulli tjetërSOCIALISTËT 3 DITË KONGRES EDHE MOCION PËR REFORMIM TË PS