41-vjeçari Tetsuya Yamagami, është personi që qëlloi për vdekje ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Ai ishte një ish-anëtar i marinës japoneze, i cili zotëronte armë të punuar me dorë dhe pajisje shpërthyese, me të cilat synonte të vriste ish-udhëheqësin e vendit, sipas njoftimit të zyrtarëve.
Policia tha fillimisht për mediat se Tetsuya nuk kishte një “mëri politike ndaj Abe”, por më vonë pranoi se ai ishte i pakënaqur me ish-kryeministrin dhe se “kishte synimin për ta vrarë”.
Autori pranoi se e qëlloi Abe-n me një armë artizanale të krijuar vetë, si dhe tha se e kreu aktin pasi kishte inat një “organizatë specifike” në të cilën mendonte se ish-kryeministri bënte pjesë.