30-vjeçari Gezim Gjini i arrestuar në muajin gusht nga policia e Lezhës për vrasjen e kunatit të tij në Itali, do të vije të qendroje në burg. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem, rrezoi kerkesen e 30-vjeçarit i cili kishte ankimuar vendimin e Gjykates së Lezhës, që vendosi ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në Burg” pa afat me qëllim ekstradimin drejt Italise, ku eshte vene nen akuze nga autoritet e drejtesisë së këtij shteti.
Pas vrasjes së kunatit 1 vit më parë Gezim Gjini ishte larguar drejt Shqipërisë, ku qëndronte i fshehur. 30-vjeçari u prangos me 12 gusht të këtij viti nga Policia e Lezhës teksa po pinte kafe në një lokal në ane të superstrades Lezhë-Milot.
Ai ishte në kërkim nga autoritetet Italiane për vrasjen e bashkeshortit te motres së tij në Rocca Priora Itali me date 13 dhjetor të vitit 2022, ndërsa krimin dyshohet ta ketë kryer ne bashkepunim me dy përsona të tjere.