Një shqiptar i cili vrau vitin e kaluar një kuzhinier senegalez, është dënuar ditën e sotme nga një gjykatë në Itali me 18 vite burgim.

G.D., qëlloi për vdekje më 17 prill të vitit 2018, kuzhinierin senegalez, Makha Niang, 27 vjeç në Rimini.

Dënimi i kërkuar fillimisht për shqiptarin që e kreu krimin në efektin e drogës ishte 30 vite burgim.

Viktima u godit për vdekje me dy qitje pistolete ndërsa ishte ulur në një pankinë në zonën e quajtur Shëtitorja e Artistëve, në lagjen San Giuliano.

Sipas hetimeve shqiptari e qëlloi kuzhinierin senegalez rastësisht nga dritarja e makinës me të cilën po udhëtonte.

Artikulli paraprakDY TË VRARË NË NDËRTESËN E PUNËVE PUBLIKE NË KAROLINËN E VERIUT
Artikulli tjetërMINI-SHENGENI/ VUÇIÇ, ZAEV DHE DJUKANOVIÇ VIZITË NË DURRËS, RAMA I NJEH ME DËMET NGA TËRMETI