Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Durrës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Nr.15, në Spitallë, ku shtetasi Devid Lala pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë 16-vjeçarin Anxhelo Gjokazaj.

16-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ditën e djeshme para Gjykatës së Durrësit, Lala pranoi autorësinë e krimit. Teksa u shfaq para trupit gjykues në gjendje të rënduar psikologjike, ai tha se ishte penduar për krimin e kryer.

Pasi dëgjoi pretendimet e Devid Lalës, Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Artikulli paraprakNGRIN AMSTERDAMI
Artikulli tjetërNUK PRANOI NË MËSIM ANXHELON, MËSUESJA PARALAJMËROHET ME PËRJASHTIM NGA PUNA