Gjermani- Një 25- vjeçar u vra me thikë dy ditë më parë në qytetin e Këln-Bickendorf. Pas kësaj ngjarje të dhunshme dhe tronditëse një 17- vjeçar është dorëzuar në polici dhe dyshohet se ka goditur viktimën me thikë në pjesën e sipërme të trupit.
Aktualisht i mituri i akuzuar ndodhet në paraburgim për të rinjtë dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen pa praninë e avokates së tij.
Policia ende po heton lidhur me ngjarjen dhe në veçanti të lidhjeve të mëparshme mes viktimës dhe të miturit të akuzuar si dhe për dështimarë të mundshëm nga vendi i ngjarjes.