Interpol Tirana ka ekstraduar një të dënuar ,e 17 vite burg për veprën penale ‘vrasja me dashje’
Oficerët e Interpol Tiranës kanë sjellë me pranga nga Edinburgh/Skoci shqiptarin Astrit Picari 47 vjeç banues në Vorë. Picari iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve, pasi Gjykata e Tiranës në datën 20 nëntor 1997 e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën Penale të ‘Vrasjes me dashje’. Në datë 20 tetor 1995, shtetasi Astrit PICARI pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin K. M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Autoritetet Skoceze, u bë i mundur arrestimi i tij në Edinburgh/Skoci dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.