Është ekstraduar nga Greqia, 55- vjeçari Kudret Shametaj, i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e vëllait të ish-kryetarit të PS, Sarandë.
Shametaj në vitin 1997, në Manastir të Sarandës ka vrarë, Andon Merkurin, vëllain e ish-kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Merkuri.

I gjithë sherri në 1997 mes Shametajt dhe Mërkurit ka nisur për një gomë makinë, çka ka bërë që ai të nxjerrë kallashin dhe të qëllojë ndaj të riut.

55-vjeçari, Kundret Shametaj ishte një nga më të kërkuarit e Policisë Sarandës dhe pas arrestimit në Greqi, ai do të vuajë dënimin në Shqipëri.
Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

Artikulli paraprakVETTING-U NË POLICI NUK NIS NGA ARDI VELIU, DALIN DY EMRAT E PARË
Artikulli tjetërSULMI NDAJ POLICISË SË ELBASANIT, BIE AKUZA E VRASJES NË TENTATIVË NDAJ POLICËVE