Ekstradohet nga Anglia një i dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai është Shpëtim Bushaj 49 vjeç, lindur në Fier, ndërsa ekstradimi nga Londra u krye sot.

Shpëtim Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim nr. 109, datë 14.03.2001, e ka dënuar me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje“ dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278 të Kodit Penal.

Bushaj më datë 13.03.1998 rreth orës 23:00 në qytetin e Patosi ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin me inicialet G.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Artikulli paraprakI MOSHUARI VDES PAS OPERACIONIT NË QSUT, NIS HETIMI PËR MJEKUN
Artikulli tjetërHEROINË NË GJIMNAZET E TIRANËS, GODITET GRUPI KRIMINAL, MES TYRE NJE NJE VAJZE