Një 27-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar në Itali pasi ishte në kërkim për vrasje. Policia sqaron se në pranga u vu shtetasi Keivi Hysa, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në Sarandë në vitin 2015.

“Në bashkëpunim me Interpol Roma më datë 23.02.2018, është bërë kapja dhe arrestimi në Sesto San Giovani/Itali, i shtetasit shqiptar Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur  në Mamurras.Hysa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,

pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë  me vendimin nr. 23-2015-13, datë 17.07.2015,  ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 78 e 25 të Kodit  Penal të Republikës së Shqipërisë”, sqaron policia.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin E. M., i kërkuari Keivi Hysa në bashkëpunim me shtetasit E.  H,  dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakNDËRTIMI I HEC-EVE, RAMA NGA BERATI: NUK DO T’I VEMË MINËN SHQIPËRISË
Artikulli tjetërBASHA: SKEMA E NDIHMËS EKONOMIKE, A KA NJERI QË BESON MASHTRIMIN E RAMËS…