Një 33-vjeçar i dënuar me 25 vite burgim në vendin tonë për vrasje për shkak të gjakmarrjes, u ekstradua nga Italia këtë të enjte.
I ekstraduari nga autoritetet italiane në bashkëpunim me Interpol Tiranën është shtetasi Genc Pjetri, i cili është dënuar në maj të vitit 2006 me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit të Shkodrës për krimin e vrasjes. Ndaj 33-vjeçarit rëndon edhe akuza e mbajtjes pa leje të armëve luftarake.