Ka marrë fund përpjekja e gjatë disavjeçare e një vrasësi shqiptar që fshihej në Angli, për të bllokuar ekstradimin drejt Shqipërisë.
L. P., 39 vjeç është dënuar në mungesë me 21 vite burg për një vrasje të kryer më 10 prill 2000 të priftit Gjovalin Prendi gjatë një grabitje autobusi në Kukës.Ai fshihej në Angli duke përdorur emrin e rremë, të cilin e ka përdorur në të gjitha proceset gjyqësore të ekstradimit që nga viti 2013.
Gjykata e ekstradimeve Westminster Magistrates’ Court, vendosi që ai të ekstradohej, por çështja mbërriti në Gjykatën e Lartë angleze, e cila e bllokoi ekstradimin në vitin 2015.
Megjithatë Ministria e Drejtësisë në Shqipëri nuk u dorëzua dhe lëshoi një urdhër të ri për arrestimin e tij duke sjellë një provë të re përpara gjykatës.
L. P.i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në Itali kur fshihej atje përpara se të mbërrinte në Angli. Në Itali, ai kishte deklaruar se quhej ndryshe. Gjyqtari Tan Ikram tha se A. K. dhe Lekë Prendi ishte i njëjti person dhe se duhet të ekstradohej.
Kjo çështje ekstradimi ka mbërritur në zyrën e ministres së Brendshme Priti Patel, e cila duhet të hedhë firmën mbi dokumentin final të ekstradimit.