Pas një viti në kërkim policia vendore e Shkodrës arrestoi shtetasin Nikë Lulashi 55 vjeç i cili dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Tahir Bajraktari, ngjarje kjo e ndodhur në Tropojë në 18 shtator të 2018-ës. Policia arriti ta arrestonte në fshatin Bregu Lumit në Dukagjin pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar nga uniformat blu.

Në ngjarjen e ndodhur në bjeshkët e Doberdollit në Tropojë, Nikë Lulashi kishte shkuar për të punuar tek shtetasi Tahir Bajraktari dhe pas një konflikti me njëri-tjetrin punëtori vrau pronarin e tij ndërsa mbi 55 vjeçarin rëndojnë akuzat “vrasja me dashje” dhe “mbajtja pa leje dhe përdorimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në 25 shtatator të 2018 gjykata e rrethit Tropojë caktoi masën e sigurisë “arrest me bur” për Nikë Lulashin i dyshuar si autor i vrasjes të tahir Bajraktarit.

Por si ndodhi kjo ngjarje e rëndë. Tahir Bajraktari u qëllua për vdekje brenda në banesën e tij. Fillimisht u mendua se është një vetëvrasje por pas hetimeve u konstatua se kemi të bëjmë me një vrasje. Autori i dyshuar Nikë Lulashi ishte punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e këtij të fundit në bjeshkët e Doberdolit.

Autori dhe viktima nuk kanë rënë dakord për pagën që do merrte 55 vjeçari dhe mes tyre ka nisur një konflikt. Nikë Lulashi sipas burimeve ka kërkuar më shumë para për punën që ka bërë tek objekti i Tahir Bajraktarit, gjë e cila ka sjellë konfliktin mes tyre. Pas sherrit për pagesën Nikë Lulashi dyshohet se ka marrë armën dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur në vend pronarin e tij Tahir Bajraktari ngjarje e cila u zbardh nga policia e Tropojës pas ekspertizës nga grupi hetimor.

69 vjeçari Tahir Bajraktari ishte nga Tropoja por jetonte në Tiranë dhe vinte çdo vit tek shtëpia e tij në bjeshkët e Doberdolit për të kaluar pushimet e verës. Pasi qëndroi disa ditë tek shtëpia e rindërtuar ndodhi ngjarja e rëndë. Viktima me profesion mekanik kishte ndërtuar një mini-central në Tropojë me të cilin furnizonte me energji elektrike veten por banorët aty afër fshatit dhe siguronte disa të ardhura.

Po ashtu kishte mundësuar edhe linjën e internetit për vete dhe banorët e fshatit. Sipas fqinjëve Tahir Bajraktari ishte njeri i qetë dhe jo problematik ndërsa vinte nga një familje ish të përndjekurish nga regjimi komunist pas internimit në Lushnje. Tashmë autori i dyshuar i kësaj vrasje Nikë Lulashi do të dalë para drejtësisë për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur një vit më parë.

 

 

Artikulli paraprakAKSIDENT RRUGOR NË AKSIN NACIONAL SHKODËR-HANI HOTIT
Artikulli tjetërSHKODËR, SEANCA NË APEL PËR ISH-DEPUTETIN BARDH SPAHIA